Rruga "Haxhi Dalliu" Pallati 16, Shkalla 1, Ap. 2    •    +355 67 400 31 38    •    +355 42 243 299 Identifikohu

Servisi

Alba Tech System mbulon riparimin (kthimin ne gjendje pune) falas te pajisjeve hardware qe shet, ne ambientet e servisit, vetem per difekte me origjine prodhimi.

Alba Tech System mund te riparoje apo zevendesoje pajisjet fizike te produkteve me pajisje te barabarta ne funksion ose me nje produkt origjinal si ai i difektuari.

Sherbimi i garancise kryhet vetem kur klienti paraqet faturen e blerjes, fleten e garancise dhe pajisjen, e cila nuk duhet te jete e hapur me pare nga persona te paautorizuar nga Alba Tech System.

Garancia nuk mbulon difektet e shkaktuara nga:

  • Demtime fizike nga keqperdorimi ose transportimi i papershtatshem.
  • Demtime per shkak te mbitensionit elektrik ose puna me tension jashte kufijve 230 +/- 15%.
  • Demtimi i sistemit operativ (Microsoft Windows) si dhe programeve qe jane te instaluara ne kompjuter.
  • Demtimi si rrjedhoje e nje mjedisi te pa pershtatshem pune (lageshtire ose pluhur).
  • Kjo garanci nuk mbulon gjithashtu dhe pjeset e konsumit si mouse, tastjere, kamera, speaker, kufje, etj.

Alba Tech System nuk mban asnje pergjegjesi per demtimet eventuale te softeve aplikative (programet) dhe informacioneve qe klienti ka rezervuar ne pajisje, per shkak te difekteve te hardware. Eshte ne detyren dhe pergjegjesine e plote te klientit disponimi i mundesive te ruajtjes dhe rekuperimit te informacioneve te rezervuara ne pajisjet qe ai perdor.

Alba Tech System nuk mban asnje pergjegjesi per demet eventuale qe mund ti shkaktohet klientit apo paleve te treta ne aktivitetin e tyre, nga mosfunksionimi i pajisjeve dhe kur ky mosfunksionim eshte per shkak te difekteve qe mbulohen nga garancia.